“Tkurret” ndjeshëm kreditimi për ekonominë gjatë tetorit 2022, shkak kriza e çmimeve

vovalbania November 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
BSH: Bankat hezitojnë në financimin e bizneseve të mëdha, probleme me gjetjen e tregut

Bankat e nivelit të dytë kanë miratuar vetëm 19 mld lekë kredi të re për muajin tetor të këtij viti. Kriza e çmimeve por edhe rritja e normës bazë të interesit kanë stepur kredimarësit por edhe institucionet financiare në kreditimin e ekonomisë.

Nëse vërejmë shifrat e kredisë në të njëjtën periudhë të disa viteve më parë rezulton se kjo është më e ulëta e regjistruar që prej viti 2018.

Më pak kredi bankat kanë miratuar si për bizneset ashtu edhe për qytetarët. Kujdesi i bankave në dhënien e kredive është ndikuar direkt edhe nga shtrenjtimi i kredive si pasojë e rritjes së normave të interesit.

Qytetarët dhe bizneset kanë paguar më shumë para për këstin e kredive gjatë muajit tetor.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë konstatojnë se norma mesatare e interesit për kreditë e bizneseve është rritur në 6.2% nga 5.5% që ishte më parë.E njëjta tendencë është edhe për kreditë konsumatore ku interesi i tyre rezultoi 10.1%, nga 9.2%.

Banka e Shqipërisë pritet të vijojë rritjen e normës bazë të interesit edhe për muajt e mbetur të këtij viti duke shtrenjtuar më tej kreditë në lekë

KREDITË E REJA

Tetor 2018 21.1 MLD LEKË
Tetor 2019 21.7 MLD LEKË
TETOR 2020 20.6 MLD LEKË
TETOR 2021 22.6 MLD LEKË
TETOR 2022 19 MLD LEKË

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65729 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE