Cardi B flet për gjendjen emocionale të Offset pas vdekjes së kushëririt të tij, Takeoff!

vovalbania November 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Cardi B flet për gjendjen emocionale të Offset pas vdekjes së kushëririt të tij, Takeoff!

Reperja e njohur Cardi B është ndjerë ‘e pashpresë’ duke u përpjekur ta bëj të lumtur burrin e saj, Offset, disa javë pas vdekjes së kushëririt të tij, Takeoff. Cardi tha se ajo dhe Offset janë përpjekur të jetojnë normalisht jetën e tyre por kanë luftuar për të përballuar të gjithë dhimbjen e madhe. Reperja tha për “The Neighborhood Talk” se:

Ne po e jetojmë jetën tonë normalisht, por thellë brenda zemrave tona ka qenë shumë e rëndë. Jam ndjerë kaq e pashpresë duke u përpjekur ta bëj të lumtur burrin tim, duke u përpjekur ta bëj atë të buzëqeshë.

30-vjeçarja tha se duke parë Offset të qajë ia ka thyer zemrën. Rikujtojmë, se Takeoff u qëllua dhe u vra në një rrugicë në Houston më 1 nëntor. Takeoff, emri i vërtetë i të cilit ishte Kirshnik Khari Ball, u shpall i vdekur menjëherë në vendin e ngjarjes. Rikujtojmë se së fundmi Cardi B pranoi se i kishte paguar një shoku 5,000 dollarë për të sulmuar një grua që punonte në një klub striptizmi në Queens në vitin 2018, kur ajo u deklarua fajtore për dy akuza për kundërvajtje.

Reperja e rritur në Bronx, e cila ishte e veshur me një fustan të ngushtë ngjyrë kremi, pranoi sulmin e shkallës së tretë dhe rrezikimin e pamatur të shkallës së dytë si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë që i kurseu kohën e burgut. Cardi, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almanzar, gjithashtu pranoi se e kishte sulmuar banakieren në gusht 2018 duke e goditur, duke i hequr flokët dhe duke ia përplasur kokën në lokal.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE