Dje në një gjendje jo të mirë shëndetësore, ja çfarë “i ka dhënë jetë” Morena Tarakut!

vovalbania November 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dje në një gjendje jo të mirë shëndetësore, ja çfarë “i ka dhënë jetë” Morena Tarakut!

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.

Ditën e djeshme Morena është shfaqur në një gjendje jo të mirë shëndetësore, por mesa duket nga postimet e saj në Instastory, bukuroshja e ka marrë veten dhe ditën e sotme ka treguar se po punon në një studio muzikore.

Në foto Morena ka shkruar “jetë” e me sa duket studioja muzikore për të është një vend relaksi dhe shërimi, një vend që e bënë të ndihet më mirë. Bukuroshja ka një kohë të gjatë që nuk ka publikuar asnjë projekt muzikor e duket se nuk do të presim shumë dhe shumë shpejt Morena do të vij me një këngë të re.

Ditën e djeshme Morena ka habitur me një nga postimet e fundit në Instastory, teksa duket e shtrirë në divanë duke marrë një serum në krahun e saj dhe me dorën tjetër duke mbajtur telefonin. Bukuroshja nuk ka shkruar asgjë në postim, duke na lënë vetë të kuptojmë se ka pasur probleme shëndetësore, por me postimet pasardhëse vihet re se gjendja e saj shëndetësore është përmirësuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE