Firojnë nxënësit, bashkohen klasat! Ekspertët e arsimit: Pasojë e shpopullimit
Numri i ulët i nxënësve në shkollat në zonat rurale, ka detyruar ministrinë e arsimit që të propozojë hapjen e shkollave të bashkuara.
Në projekligjin që është hedhur për konsultim publik, thuhet se Shkolla e Bashkuar do të përfshijë ciklin e arsimit të mesëm të lartë dhe ciklin e arsimit bazë. Kjo për ekspertët e arsimit është një pranim i shpopullimit që po ndodh me vendin tonë.
“Kjo tregon së pari që po pranojmë që shkollat po braktisen dhe ata po largohen jashtë vendit dhe rinia uk po kthen më kokën mbrapa. Unë po ju jap vetëm një shifër që është lehtëisht e verifikueshme, në Kamëz brenda një 5 vjeçari nga 26 mijë nxënës kemi 17 mijë nxënësm pra na mungojnë 9 mijë nxënës”– u shpreh Ndriçim Mehmeti, ekspert arsimi
Bashkimi i shkollave në një godinë , rrezikon të ulë cilësinë e arsimit që do të marrin nxënësit që do të mësojnë në këto shkolla.
“Për nga pikëpamja arsimore ne do të kemi një cilësi më të dobët, nuk do të kemi barazi në arsimim, nuk do kemi edukim të brezave në mënyrën si duhet sepse po të ishte kështu ja ku kemi kopshtin e bashkojmë me shkollën dhe mbaroi puna, s’kemi nevojë të kemi kaq shumë godina”.- u shpreh Ndriçim Mehmeti, ekspert arsimi
Ky vendim do të sjellë problematika edhe me stafin pedagogjik ku sipas ekspertit do të ketë mësues që do të largohen dhe e sheh në tërësi si një vendimmarrje që do të nxisë edhe më tej shpopullimin e vendit.
“Do humbasim cilësi, do humbasim mësues, do humbasim nxënës dhe do të nxisim shpopullimin e mëtejshëm dhe këto shkolla do vij shprehja që do thuhet “Na ishte njëherë një shkollë”. Kjo është e vërteta që duhet parë në sy dhe duhen marrë masa sot”-tha Ndricim Mehmeti, ekspert arsimi