Pandemia e koronavirusit, 8 raste të reja në të gjithë vendin

vovalbania November 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Koronavirusi në Shqipëri, 22 raste të reja, 6 të shtruar në spital

8 persona të tjerë rezultuan të infektuar me koronavirus në vendin tonë nga 123 testime të kryera në 24 orë, për të treguar edhe njëherë se kurba e infektimeve nga virusi vdekjeprurës qëndron në nivele të ulëta.

Fatmirësisht, asnjë person nuk ka humbur jetën, ndërkohë që rastet aktive në rang territori janë 145.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

29 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 123 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 8 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 2 qytetarë në Tiranë, Gjirokastër, Tepelenë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Sarandë.

Janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 19 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,485 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 29 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 8

Të shëruar në 24 orë 19

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 123

Testime totale 2,008,764

Raste pozitive 332,224

Raste të shëruara 328,485

Raste Aktive 145

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 120

Gjirokastër 12

Berat 4

Fier 2

Vlorë 2

Shkodër 1

Elbasan 1

Kukës. 1

Dibër. 1

Lezhë. 1

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE