BE-ja çon përpara liberalizimin e vizave për Kosovën!

vovalbania November 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
BE-ja çon përpara liberalizimin e vizave për Kosovën!

Ambasadorët e vendeve anëtare të Unionit mandatojnë Këshillin Europian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Europian. Kjo vlen vetëm për ata me pasaporta biometrike. Lëvizja pa viza mundësohet kur të hyjë në fuqi sistemi ETIAS, pra më 1 nëntor 2023, por në rast vonesash, jo përtej fundit të vitit të ardhshëm.

Deri atëherë, Kosova duhet të synojë të ketë “marrëveshje” për riatdhesim me ato vende të BE-së, me të cilat nuk i ka. Gjithashtu, Prishtinës i kërkohet të vazhdojë të përshtasë politikën e saj të vizave me të BE-së, ndërsa i mbetet të kalojë edhe në disa procedura të tjera që i kërkojnë vendet anëtare.

Në kryeqendrën europiane, Bruksel sot pritej me interes takimi i ambasadorëve të BE-së që në fokus kishin miratimin e vendimit lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Teksti u hartua nga Çekia, vend që aktualisht ka presidencën e Unionit. Pas miratimit, ministri çek i Punëve të Jashtme, Jan Lipavsky deklaroi:

Sot morëm një vendim të rëndësishëm për Kosovën drejt lëvizjes së lirë pa viza dhe shpresojmë të arrijmë një marrëveshje me Parlamentin Europian, për ta bërë realitet këtë premtim. Liberalizimi i vizave u bë i mundur falë përpjekjeve të Kosovës për të forcuar kontrollin kufitar e për të menaxhuar emigracionin. Ne besojmë se ky bashkëpunim i mirë vetëm sa do të forcohet në të ardhmen.

Krahas dokumentit për liberalizimin e vizave për Kosovën, Çekia publikoi edhe një deklaratë, përmes së cilës, vendeve anëtare të BE-së u kërkohet të bëjnë çmos që sistemi ETIAS të jetë funksional në datën e caktuar, pra më 1 nëntor të vitit të ardhshëm. ETIAS kërkon që qytetarët e huaj, të cilët udhëtojnë pa viza në territorin e BE-së t’i regjistrojnë para udhëtimit, të dhënat e tyre në këtë sistem.

Franca ishte shteti që këmbënguli më së shumti që hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për Kosovën, të lidhet me funksionalizimin e ETIAS-it, si i rëndësishëm për rritjen e sigurisë së vendeve anëtare. Liberalizimi do t’iu mundësojë të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65859 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE