Blendi Salaj: ‘Të nesërmen e ditës kur mori pashaportën, Dua Lipa u nis për në Angli…”

vovalbania November 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Blendi Salaj: ‘Të nesërmen e ditës kur mori pashaportën, Dua Lipa u nis për në Angli…”

Në ditën e Çlirimit, më 29 Nëntor, në një ditë kur të tjerët pozojnë me flamur në dorë, Blendi Salaj ka zgjedhur një tjetër mënyrë për të shfaqur dashurinë dhe shqetësimin që ka për Shqipërinë. Në një postim në Instagram ai u shpreh si më poshtë.

Të nesërmen e ditës kur mori pashaportën, Dua Lipa u nis për në Angli, siç kanë bërë 12 mijë shqiptarë vetëm këtë vit. Me gjithë dashurinë për kombin, flamurin dhe atdhetarët e shquar, ndjej sikur me ngjyrat dhe simbolet që shpalosim, fshehim (mbase padashje) faktin se Shqipëria nuk është aq mirë.

Më ngjan sikur me ekzaltimin tonë, dikujt që po i rrjedh gjak, i dhurojmë lule në vend se t’ia fashojmë plagët.

Shqipëria nuk është ajo që duhet të ishte, por as ajo që mund të ishte. Shqipëria nuk ka nevojë për lavdërime por për shërim. Po ia dhunojmë natyrën, po ia largojmë njerëzit, po ia humbasim shanset. E prapë Shqipëria do të bëhet, por jo aq kohë sa ligjin ta bëjë i forti injorant, dhe arroganti kokëtrashë por krenar në prapambetjen e vet mendore.

Për ta bërë Shqipërinë do duhet të presim deri sa të jenë bërë bashkë ca shqiptarë të tjerë, të arsimuar realisht, “një çetë intelektualësh” siç thoshte At Zef Pllumi.

Deri atëherë punë me shumicë do të ketë veç për ata që shesin flamuj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE