Vjen kthesa e madhe/ Si pritet moti javën e parë të dhjetorit? Meteorologia tregon datën kur nis dëbora e dendur

vovalbania November 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vjen kthesa e madhe/ Si pritet moti javën e parë të dhjetorit? Meteorologia tregon datën kur nis dëbora e dendur

Dita e sotme do të jetë kryesisht me vranësira dhe prezence të pakta të shiut. Reshjet do të jenë të herë pas hershme por me sasi të pakta në territor. Këto reshje kanë nisur që në orët e natës në skajin jugor dhe në jug-lindje. Edhe në zonat qëndrore do të ketë momente të shkurtra me shi në sasi krejt të pakta.

Pjesa më e madhe e veriut paraqitet me vranisra të dukshme. Në vijim pritet deri në mesditë fuqizim të vranësirave dhe prezencë të reshjeve të herë pas hershme, por të papërfillshme në zonat e ulëta dhe bregdetare. Në zonat malore do të ketë reshje të apktë dëborë.

Përsa i përket temperaturave kemi patur një rritje me 2 gradë në mengjesin e sotëm. Moti ndihet më i butë se dy ditëtët që lamë pas. Kemi -2 gradë celcius termometri minimal në zonat e thella malore. Ndërsa në shtrirjen perëndimore nga 7-9 gradë celcius mëngjesi.

Në mesditë priten intervale të shpeshta me kthjellime, por termometri i mesditës nuk do të shënojë ndryshime të ndjeshme. Maksimumi në rang territori ngjitet sot në 16 gradë celcius. Temperaturat janë relativisht të larta për kohën që ndodhemi.

Meteorologia Tanja Porja bën me dije se këto kushte atmosfrike dhe motin e butë do t’i kemi prezente edhe për javën e parë të dhjetorit.

Temperaturat e ulëta dhe moti i fohtë i dy ditëve që lamë pas kthehet vetëm pas datës 10 dhjetor. Nga data 10-13 dhjetor pritet një episod me reshje të bollshme dhe të konsiderueshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65705 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE