Mbi 6.7 milionë vizitorë në vend, shtetet që kanë rritjen më të madhe të turistëve!

vovalbania December 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbi 6.7 milionë vizitorë në vend, shtetet që kanë rritjen më të madhe të turistëve!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka publikuar të dhënat e turizmit për dhjetë muajt e parë të vitit, ku numri total i vizitorëve është mbi 6,7 milionë duke tejkaluar edhe të gjithë vitin 2019 që deri më tani ka qenë më i suksesshmi.

Kumbaro ka evidentuar edhe vendet që i konsideron flukse interesante turistike, siç janë Spanja, Anglia, Holanda, vendet skandinave apo Sllovenia.

“I mbarë ishte edhe tetori për turizmin, duke vijuar trendin rritës krahasuar me vitin 2021, por po aq interesant edhe për flukset turistike e reja turistike që po i shtohen mysafirëve që mikpresim çdo vit, siç janë rreth 4 herë më shumë vizitorë nga Spanja. Kemi pasur 97,1% më shumë vizitorë nga Anglia, rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda, më shumë se dyfishim i vizitorëve nga Sllovenia dhe po ashtu dyfishim i vizitorëve që vijnë nga vendet skandinave”, ka njoftuar ministrja përmes një postimi në Facebook.

🌟I mbarë ishte edhe tetori për turizmin, duke vijuar trendin rritës krahasuar me vitin 2021, por po aq interesant edhe për flukset e reja turistike që po i shtohen mysafirëve që mikpresim çdo vit 💐, siç janë 💥Rreth 4 herë më shumë vizitorë nga Spanja 🇪🇸💥97,1% më shumë vizitorë nga Britania 🇬🇧💥Rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda 🇳🇱💥Më shumë se dyfishim i vizitorëve nga Sllovenia 🇸🇮💥Dyfishim i vizitorëve që vijnë nga vendet skandinave 🇸🇪🇳🇴🇫🇮#VisitAlbania ❤️

Posted by Mirela Kumbaro Furxhi on Thursday, December 1, 2022

Pak ditë më parë, edhe Organizata Botërore e Turizmit e renditi Shqipërinë në vend të parë në botë përsa i përket rimëkëmbjes krahasuar me periudhën para pandemisë, me një rritje me 18% krahasuar me vitin 2019.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65820 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE