Stresi ‘thumbon’ keq kolegët e tij me deklaratën e fundit!

vovalbania December 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Stresi ‘thumbon’ keq kolegët e tij me deklaratën e fundit!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi ka filluar të lansojë mjaft projekte të reja muzikore me videoklipe shumë provokuese.

Stresi shpesh poston deklarata dhe nuk i kursen ‘thumbat’ për kolegët e tij. Ashtu ka ndodhur edhe vetëm pak më parë, ku me anë të një postimi në Instastory ka shkruar disa fjalë, ku ka ‘thumbuar’ kolegët e tij me fjalë mjaft të rënda. Kjo ka ndodhur për shkak se disa prej artistave nuk kanë reaguar lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Kosovë, ku një nënë shtatzanë është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj. E për këtë reperi u ka drejtuar disa fjalë kolegëve të tij:

E di që ju (VIP-at) keni bërë shumë para edhe tani jeni lart po shumë lart, aq lart se 1një m*t të madh jeni se veç në Shqipëri e Kosovë ju njohin. Mos kujtoni se keni kap qiellin me dorë! Rasti që ndodhi në Kosovë që u vra një nënë shtatzanë a j duket pak? Asnjë reagim skemi parë nga ju? A nuk ju vjen turp?

 

Para pak muash reperi lajmëroi se do të publikonte 3 këngë deri në fund të vitit të cilat i cilësonte si ‘bomba’ e për to deklaroi se do të anulonte të gjitha koncertet për 3 muajt e ardhshëm e deri më tani ka publikuar vetëm dy prej tyre. Mesa duket ka ardhur koha që Stresi të publikojë ‘bombën’ e tretë dhe të fundit për këtë vit e këtë na e ka treguar vetë reperi e anë të postimeve të fundit në Instastory.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65798 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE