“Të mungoj?”, Arbenita Ismajli i dedikon Feros postimin e fundit?
Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Arbenita dhe Fero janë prindë të një vajze të vogël me emrin Nina.
Ama së fundmi duket se bukuroshja ka mundur të jetë në qendër të portaleve, pasi aludohet për një ndarje mes saj dhe partnerit të saj, reperit Fero. Dyshimet kanë nisur për faktin se asnjëri prej tyre nuk e ndjek më tjetrin në Instagram dhe mendohet se ndoshta çifti i ka dhënë fund lidhjes së tyre. E të gjithë mendojnë se shkaktari i gjithë kësaj është futbollisti i njohur, Neymar, pasi së fundmi Arbenita ka postuar një video të një trendi në TikTok, ku ka treguar se Neymar i ka shkruar dhe i ka nisur një emoji me syzemra e mesa duket kjo mund të ketë ndezur xhelozinë e Feros.
Edhe pse kjo mund të mos jetë arsyeja e vërtetë dhe mundet që çifti të ketë më shumë kohë që është distancuar, kjo për shkak se i ftuar së fundmi në emisionin “Më lër të flas”, Fero është pyetur rreth marrëdhënies së tij me Arbenitën dhe reperi ka thënë vetëm se gjërat janë mirë dhe nuk e ka zgjatur këtë temë. Ndërsa nga ana tjetër Arbenita ka shumë kohë që nuk ka postuar më asnjë foto ose video me Fero
E vetëm pak më parë Arbenita ka postuar një foto në Instagram dhe shkrimi i saj në të na ka lënë të kuptojmë se i dedikohet Feros, duke e pyetur nëse i mungon e mesa duket me të vërtetë çifti është ndarë, por me këtë postim të fundit shpresat për ribashkim duket se janë ende.
Të mungoj?
Ditën e djeshme modelja ka habitur me postimin e saj të fundit në Instastory, ku ka ‘thumbur’ të gjithë burrat, por që kuptohet se më shumë është një ‘thumb’ për Feron e me anë të këtij postimi Arbenita i ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një ndarje mes tyre. Modelja ka postuar një ‘meme’, ku ka nënkuptuar se burrat nuk janë të rëndësishëm për asgjë