Botërori “Katar 2022”, kryendeshja e sotme ajo mes Serbisë e Zvicrës
Sot do të zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku do të mësojmë katër kombëtaret që do të sigurojnë kualifikimin tutje nga Grupi H dhe G.
Dy ndeshje të programit të sotëm zhvillohen me fillim nga ora 16:00, ku Uruguai do të kërkojë me çdo kusht fitoren kundër Ganës, ndërsa Portugalia synon ta evitojë befasinë kundër Koresë së Jugut.
Ndërkaq, me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura të ditës së sotme, ku e gjithë vëmendja do të jetë te përballja mes Serbisë e Zvicrës, ku te kjo e fundit gjenden yjet me prejardhje shqiptare si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, raporton KosovaPress.
Po ashtu, ndeshje sot zhvillon edhe Kombëtarja e Brazilit, e cila do të përballet me atë të Kamerunit.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Kampionatin Botëror e gjeni më poshtë.
16:00 Gana – Uruguai
16:00 Koreja e Jugut – Portugalia
20:00 Kameruni – Brazili
20:00 Serbia – Zvicra
Pasó Mondial
Pas një sezoni super të suksesshëm në Pasó’ Euro 2020, Top Albania Radio vjen me një mbulim 360° të Kampionatit Botëror të Futbollit Katar 2022. Me analiza, informacione, të ftuar specialistë të futbollit, personazhe VIP dhe tifozë, si edhe situata gazmore për të përcjellë një atosmferë energjike në radio dhe për të vazhduar traditën e informacionit sportiv live në valët e radios më të dëgjuar shqiptare në botë.
Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati mendojnë për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke ardhur me një emision të dedikuar plotësisht Botërorit të parë dimëror në histori. Pasó Mondial, një program sportiv prej 60 minutash, duke filluar nga 21 Nëntori, çdo ditë ora 14:00 në Top Albania Radio!
Çdo ditë, 14:00