Jo dhurata për fëmijët por ushqim për peshqit, Babagjyshi i Vitit të Ri vjen ndryshe këtë vit!

vovalbania December 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jo dhurata për fëmijët por ushqim për peshqit, Babagjyshi i Vitit të Ri vjen ndryshe këtë vit!

Japonia ka ndryshuar konceptin klasik të figurës kryesore të festave të fundvitit. Babagjyshi i Vitit të Ri do të dhurojë spektakël i zhytur në ujë. Një zhytës i veshur me kostumin e kuq, ka surprizuar vizitorët në një akuarium gjigant në Yokohama.

Ai notoi bashkë me 3000 peshq dhe 5 delfinë, duke ngjallur një kuriozitet të madh në turmë. “Ishte ndjesi e veçantë të përjetoje një atmosferë ndryshe të Krishtlindjes, megjithëse u ndjeva çuditshëm teksa shihja Babagjyshin në ujë”, thotë Jung Su, 25 vjeç. Në vend të dhuratave, Babagjyshi-zhytës solli ushqim për peshqit dhe shumë buzëqeshje mes fëmijëve që shijuan momentin magjik.

Ndërkaq, ndoshta nuk e keni menduar shumë, por ka disa rregulla të mirësjelljes kur bëhet fjalë për krijimin dhe ndarjen e një liste dëshirash. Në fund të fundit, ne nuk jemi të gjithë ‘fëmijë të këqij’, duke futur listat e dhuratave që duam nga Babagjyshi në duart e lodhura të prindërve tanë. Disa prej nesh madje mund të ndihen paksa jo komodë duke përpiluar një përzgjedhje dhuratash që duam që njerëzit e tjerë t’i blejnë për ne. Nëse akti i dhurimit është menduar të jetë personal dhe intim, një gjest i vërtetë dhe madhështor nga ana e dhuratëdhënësit, a është në të vërtetë shumë e pasjellshme bërja e një liste? Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE