Kjo ngjyrë shpallet zyrtarisht nuanca më e preferuar e këtij viti!
Ngjyra e vitit 2023 për institutin e ngjyrave “Pantone” është një nuancë e theksuar e kuqe që flet për forcën dhe vitalitetin e nevojshëm për të krijuar një të ardhme më pozitive. PANTONE 18-1750 Viva Magenta është një nuancë e gjallë e së kuqes me rozën metalike dhe një përzierje e toneve të ngrohta dhe të ftohta. Origjina e ngjyrës është e bazuar tek natyra, me një nuancë elektrizuese që mund të gjendet si në fizik ashtu edhe në sfera virtuale, duke folur për diversitetin e botës sonë bashkëkohore.
Tani në vitin e 23-të të zgjedhjes së një ngjyre vjetore, Instituti Pantone mori në konsideratë numrin e sfidave me të cilat janë përballur njerëzit vitet e fundit, si pandemia COVID-19 dhe se si ata kanë formësuar perspektivën, vlerat dhe qëndrimet për të gjetur një ngjyrë për vitin 2023. Leatrice Eiseman, drejtore ekzekutive e institutit thotë për këtë ngjyrë në revistën “TIME” se:
Ne zgjodhëm këtë ngjyrë sepse ndjemë se ishte një nuancë jokonvencionale për një kohë jokonvencionale, diçka që mund të na paraqiste një vizion të ri. Është një ngjyrë që me të vërtetë të jep energji dhe që tregon një sinjal të ri fuqie, gjë që të gjithëve na duhet për një të ardhme më optimiste.
Eiseman e përshkroi Viva Magenta si një “të kuqe të animuar, që pulson me lëvizje”, e cila thekson natyrën si një nga frymëzimet kryesore për zgjedhjen e ngjyrave këtë vit, përkatësisht bojërat kokineale që rrjedhin nga insektet, të cilat janë përdorur që në fillimet e hershme.
Me ndikimin në rritje të teknologjisë në botën tonë bashkëkohore, e cila u reflektua fuqishëm në nuancën e frymëzuar nga ekrani me prekje të ngjyrës së vitit të kaluar, bluja dinamike, Very Peri, një nuancë si Viva Magenta është një shans për të rishikuar, nderuar dhe rilidhur historinë, duke imagjinuar një të ardhme më të ndritur.