17 të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
17 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit nga 336 testime të bëra në vendin tonë. Numri më i madh i tyre është në Tiranë. Fatmirësisht nuk ka pasur humbje jete. Ndërsa në të gjithë vendin, janë shëruar 7 qytetarë brenda 24 orëve të fundit. Rastet e reja raportohen në këto bashki: 11 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Kamëz, Fier, Vlorë, Tepelenë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 336 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në Bashkitë:
11 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Kamëz, Fier, Vlorë, Tepelenë.
Janë 155 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,545 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 4 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 336
Testime totale 2,010,606
Raste pozitive 332,294
Raste të shëruara 328,545
Raste Aktive 155
Humbje jete 3,594
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 118
Gjirokastër 12
Fier 5
Berat. 4
Shkodër 3
Vlorë 3
Lezhë. 3
Durrës. 3
Elbasan. 2
Korçë. 2