I dënuar më parë për korrupsion, Prokuroria i sekuestron pasuritë ish-drejtorit të Tatimeve në Vlorë

vovalbania December 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I dënuar më parë për korrupsion, Prokuroria i sekuestron pasuritë ish-drejtorit të Tatimeve në Vlorë

Prokuroria e Vlorës i ka sekuestruar pasuritë ish-drejtorit të Tatimeve në Vlorë, Edison Frakullës, i dënuar në vitin 2006 për Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Ai u dënua 16 muaj burg në vitin 2006 dhe është gjobitur për kryerjen e veprës penale të korrupsionit pasiv, duke u kërkuar në mënyrë indirekte biznesmenëve 10 për qind të shumës së rimbursueshme nga shtetit për pagesën e TVSH-së.

Ky vendim ka marrë formë të prerë pasi nuk është ankimuar. Prokuroria njofton se në përfundim të verifikimeve të kryera, ka rezultuar se Frakulla ka në pronësi dhe disponon pasuri që nuk justifikohen nga të ardhurat e ligjshme të realizuara ndër vite.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të tij dhe familjarëve të tij, rezulton se pasuritë janë janë ngritur pas përfshirjes së tij në veprimtarinë kriminale të korrupsionit.

Pasuritë e tij sipas prokurorisë, janë të pajustifikuara dhe vlera e tyre nuk iu përgjigjet nivelit të të ardhurave dhe të fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme.

“Në funksion të këtij procedimi pasuror, është kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, sekuestrimi i pasurive, si më poshtë:

Pasuria nr.6/1 ZK 1012 Aliban Vlorë, vol 1 faqe 98 llojit tokë Arë me sip 2900 m2, blerë nga shtetasi E. F., shtetasit Dh.Q., etj, sipas kontratës nr 952 rep 436 kol datë 08.04.2015, për vlerën e 800.000 Lekë.

Pasuria nr 109/239+2-6, vol 46 fq 14, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 49.30 m2 dhe verandë me sip 21.8 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol, datë 22.02.2019, për vlerën e 49,690 Euro, regjistruar në emër të E. F.

Pasuria nr 109/239+2-5, vol 46 fq 13, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 81 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol datë 22.02.2019, për vlerën e 56,710 Euro, regjistruar në emër të E. F.”- njofton prokuroria.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka pranuar kërkesën dhe ka vendosur masën e sekuestros mbi pasuritë e mësipërme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65820 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE