Pasi të lexoni këtë artikull do t’ju mbushet mendja që t’i ndërroni më shpesh çarçafët tuaj!

vovalbania December 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasi të lexoni këtë artikull do t’ju mbushet mendja që t’i ndërroni më shpesh çarçafët tuaj!

Të gjithëve u pëlqen të shtrihen në një shtrat të pastër dhe aromatik, por në fakt shumica e njerëzve nuk i ndërrojnë rregullisht çarçafët. Larja e parregullt e tyre grumbullon merimangat e pluhurit, të cilat janë një problem i madh për ata që vuajnë nga alergjitë.

Përveç kësaj, këto mikroorganizma mund të përkeqësojnë shëndetin e përgjithshëm të trupit, kanë treguar hulumtimet. Për shkak të detyrimeve, kohës së gjatë të tharjes, mungesës së kohës, shumë njerëz nuk i lajnë çarçafët aq sa duhet.

Hulumtimet e fundit e kryera nga një kompani kanë treguar se 1 në 3 persona në Britaninë e Madhe i lan mbulesat e tyre të shtratit vetëm një herë në vit. Përveç baktereve dhe merimangave që riprodhohen, lëngjet e sekretuara nga trupi ynë dhe mijëra qeliza të vdekura të lëkurës vendosen në shtrat.

Problemi rritet ndjeshëm kur merret parasysh që merimangat tërhiqen nga lëngjet dhe substancat e trupit tonë, ndaj shpesh si pasojë mund të shfaqen probleme me astmën, alergjitë, skuqjet e lëkurës, ekzema, etj. Ato gjithashtu mund të shkaktojnë probleme të tilla si kollitja, teshtitja, kruajtja apo rrjedhja e hundës.

Ekspertët shpjegojnë se larja e parregullt e mbulesave dhe çarçafëve mund të shkaktojë probleme të tilla si folikuliti, sepse situata ndërlikohet nga bakteret që gjenden në lëkurën tonë, të shoqëruara me mikroorganizma të dëmshëm. Për këtë arsye rekomandohet larja e çarçafëve një herë në javë, në mënyrë që të minimizohet rreziku i këtyre problemeve.

Rikujtojmë se, shumë njerëz nuk i lajnë jastëkët e tyre. E kuptojmë, jeni të zënë me shumë punë dhe fundja nuk e shihni se sa të ndotur janë pasi janë të mbuluar me një këllëf jastëku sipër tyre. Por ka kaq shumë arsye që duhet ta bëni atë një prioritet pasi jastëkët mund të mbajnë baktere nga djersa, pështyma dhe pluhuri.

Për disa persona, lavatriçet e tyre janë thjesht shumë të vogla për të vendosur jastëkun. Por ekspertja e pastrimit në “My Job Quote”, Sarah Dempsey, zbuloi se si t’i pastroni ato pa përdorur një makinë larëse.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE