Penalltitë përcaktuan çerekfinalistin e radhës, Kroacia eliminon Japoninë
Kroacia është kualifikuar në çerekfinale pas një ndeshjeje të gjatë dhe sfilitëse, duke kualifikuar Japoninë. Sa i takon kronikës së ndeshjes, Japonia ishte më kërkuese në fillimin e lojës edhe pse këmbëngulja e tyre u shpërblye vetëm në minutën e 43-të kur Maeda shënoi pasi gjeti hapësirë në qendrën e zonës së kroatëve.
Një shpërqendrim i kroatëve pas një goditje këndi u shfrytëzua në maksimum nga japonezët të cilët nuk falën dhe kështu e mbyllën pjesën e parë në avantazh. Në të dytën, kroatët kërkuan me çdo kusht golin e barazimit dhe e gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 55-të. Lovren harkon në zonë dhe Ivan Perisiç i gjen kohën e duhur topit dhe me kokë nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar.
Në vijimin e ndeshjes, të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme për të mos e humbur sfidën dhe në këtë formë, sfida iu drejtua kohës shtesë. As 30-minutat shtesë nuk ndryshuan rezultatin e ndeshjes me skuadrat që duhej ta vendosnin fituesin nga pika e bardhë e penalltisë aty ku kroatët u treguan më të saktë dhe kaluan me shifrat 3-1 teksa një faktor ishte portieri Livakoviç që priti tre penallti gjithsej.
Në çerekfinale, do të përballet me fituesin e çiftit Brazil-Kore e Jugut.
Japoni-Kroaci 1-1 ( Nga penalltitë 3-1)
Kronika e ndeshjes:
120+1′ Përfundojnë të gjitha minutat në dispozicion, fituesi vendoset nga penalltitë
105+2′ Mbyllet shtesa e parë, ndeshja vijon në barazim 1-1
90+4′ Mbyllen 90-minutat në barazim 1-1, ndeshja shkon në shtesë
55′ Kroacia rikthen baraspeshën, Perisiç shënon me kokë pas harkimit të Lovren
43′ Gooooool! Po i vinte rrotull dhe më në fund Japonia gjen golin, është Maeda që përfitoi në zonë dhe me portën në dispozicion nuk gaboi
40′ Situatë e rrezikshme në zonën e Kroacisë, Kamada lëviz mirë dhe gjen mundësinë për të goditur, por nuk gjen kuadratin e ballkanasve
28′ Sërish mundësia për Kroacinë, Perisiç devijon harkimin e Barisiç por Kramariç më pas nuk ia del të bëjë devijimin final për ta dërguar topin në rrjetë
8′ Shans i shkëlqyer për Kroacinë, me Perisiç që përfiton nga një gabim i Tomiyasu, por në fund edhe sulmuesi i Tottenham nuk mbyll në mënyrën e duhur aksionin
2′ Shfaqen menjëherë të rrezikshëm japonezët teksa goditja me kokë Taniguchit përfundon shumë pranë kuadratit të Livakoviç
Pasi mposhti Spanjën dhe Gjermaninë për ta mbyllur në vendin e parë grupin, Japonia synon të vijojë me surprizat në Botëror teksa përballë ka Nënkampionët e Botës, Kroacinë me Ballkanasit të udhëhequr nga Luka Modriç pretendojnë të përsërisin rrugëtimin e vitit 2018.