31 vjeçari që goditi me grusht Berishën, policia: Ka precedentë penalë për plagosje dhe lëndë narkotike
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon arrestimit të 31 vjeçarit, Gert Shehu që goditi me grusht, ish kryeministrin Sali Berisha.
Mësohet se ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Ndërkohë mësohet se 31 vjeçari ka precedentë penalë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.
Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë.
U godit me grusht nga 31 vjeçari, Berisha thirrje: Lirojeni fatkeqin! Një mjeran që ka shitur veten
Ish kryeministri Sali Berisha kërkoi lirimin e Gert Shehut, 31 vjeçarit që e goditi me grusht gjatë protestës së sotme.
“Liroje fatkeqin sepse është një mjeran. Ka shitur veten. Duke qenë se sot në Tiranë janë mbledhur të gjithë liderët e krishterë, mundohen ta lidhin me pista që çojnë nga Turqia, nuk kanë asgjë të përbashkët, ka vetëm një arkitekt, është vetëm Edi Rama”- u shpreh Berisha.