Macron në Tiranë: Kemi projekte konkrete për energjinë dhe integrimin. Skenari i frikës nuk është për mua

vovalbania December 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Macron në Tiranë: Kemi projekte konkrete për energjinë dhe integrimin. Skenari i frikës nuk është për mua

 

Presidenti francez Emmanuel Macron vlerëson mbajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë.

Lufta në Ukrainë është një çështje sigurie për të gjithë rajonin, thekson Macron në deklaratën e tij për mediat, ndërsa shton se energjia dhe procesi i integrimit janë dy çështje të tjera të rëndësishme që do të diskutohen sot mes liderëve të rajonit dhe Bashkimit Europian.

“Jam i lumtur që sot jam në Shqipëri, falenderoj kryeministrin Rama për këtë samit të rëndësishëm. Në kuadër të presidencës çeke kemi projekte konkret për të diskutuar.
E rëndësishme të kemi projekte konkrete për energjinë dhe procesin e integrimit. E rëndësishme të punohet drejt një solidariteti të mëtejshëm. Do të kemi mundësi të përgatisim konkluzione për energjinë”.

Duke folur për sfidat e energjisë elektrike, Macron tha se nuk ka skenar frike.

“Diskutimet dhe lufta në Ukrainë çështje sigurie për gjithë rajonin kështu që ne jemi që prej shkurtit e marsit duke punuar. Jam i lumtur që sot jam në Shqipëri, për këtë samit në një moment mjaft të rëndësishëm në kaudër të presidencës çeke kemi projekte konkrete për të diskutuar.

Gjithashtu është me rëndësi të kemi solidaritet mes BE dhe Ballkanit Perendimor për energjinë dhe gjithasthu dhe për procesin e integrimit të kësaj pjese në BE, të punohet drejt thellimit të agjendës politike. Do të kemi mundësi dhe me kancelarin Scholz të përgatisim konkluzionet për energjinë.

Roli i autoriteteve publike nuk është të qeverisin përmes frikës roli i qeverisë e minsitrave të bëjnë punën e tyre në raport me energjinë. Kjo s’është për të frikësuar njerëzit me skenare absurde, ju lutem ndaleni. Jemi një vend i madh, kemi çështejn e energjisë secili bën punën e vet. Skenari i frikës nuk është për mua”, deklaroi Macron.

Shtatë janë çështjet thelbësore që do të diskutohen në samit, ku sikurse në samitet e shkuara të BE-s, kryefjalë mbetet konflikti në Ukrainë. Udhëheqësit e BE-s në Tiranë do të diskutojnë edhe për pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor, sulmet kibernetike përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vende të BE.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE