Shkoi në bashki për t’u martuar, por përballet me të papriturën më të madhe të jetës së tij
vovalbania
December 06, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Një burrë nga Republika Domenikane është përballur me një të papritur pasi kishte vendosur që të martohej.
39 vjeçari shkoi në bashkinë e qytetit për t’u martuar me të fejuarën e tij po zbuloi se ishte i martuar prej tetë vitesh. Kjo ngjarje ka ndodhur në Pastena, në provincën e Salernos.
39-vjeçari nga Republika Domenikane por që jeton në Itali, mohoi që ta njihte gruan në fjalë. Ai bëri një denoncim në komisariatin e Salernos dhe paraqiti si provë pasaportën e tij nga e cila rezultonte se në atë kohë ai nuk ndodhej në Republikën Domenikane, por në shtetin italian.