Vuçiç në samitin e BE në Tiranë: Do t’ua them në sy liderëve europianë, integriteti territorial i Serbisë është cenuar nga Kosova
Ndonëse pati paralajmëruar se nuk do të vinte në samit për shkak të tensioneve me Kosovës, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Tiranë. Në fjalën e tij për gazetarët, Vuçiç tha se vendosi që të vijë në samit dhe t’ia paraqesë të gjithë lidërve europainë qëndrimin e Serbisë në raport me dialogun e Kosovës.
“Pati një sërë çështjesh të ndryshme. Disa reagime zyrtare për çështjen e Kosovës, dialogun. Kjo ishte arsyeja kryesore por në fund pas konsultime që zhvilluam brenda shtetit vendosëm të vinim ti diskutonim të gjitha çështjet. Mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të dialogut dhe negociatave me BE. Mbetemi të vendosur në rrugëtimin drejt be, por na duhet të mbrojmë interesat tona kombëtare në përputhje me kushtetutën tonë. Jam vetëm realistit, jam këtu të mësoj nga shumë njerëz, BE, rajoni dhe në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë.
Ka dy të tilla që kanë të bëjnë me çështjen e energjisë, BE kërkon harmonizim më të madh. Kjo nënkupton që është e rëndësishme të marrim mbështetjen e BE për energjinë, roaming. Këto janë sinjale të mira. Shenja të mira për të gjitha vendet tona në Ballkanin Perëndimor. Të tjera nga ato që do të dëgjojmë, do jetë strategjia e BE për të ardhmen. Serbia është vend i pavarura, i dimë detyrimet tona përkundrejt rrugëtimit tonë drejt be, i njohim detyrimet tona për harmonizimin me vendimet e be.
Kemi një situatë ndryshe s ai takon integrimit territorial të Serbisë që është shekull në 99 dhe 2008. Serbia është shumë pranë Rusisë. Është një vendi pavarura. Nëse është i lehtë për dikë të na kritikojë dhe të thotë që jemi farë me Rusinë.
Ne kemi përgënjeshtruar, jo me deklarata me vepra. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuzash, falsiteti. E vërteta del dhe të gjithë e dinë të vërtetën. Serbia është një vend i pavarur dhe është drejt rrugëtimit të BE dhe kështu do të mbetet”, tha Vuçiç.