79 vite martesë, çifti i moshuar nga Ohio ndërron jetë disa orë pas njëri-tjetrit!
Një çift nga Ohio, të dy 100 vjeç, ndërruan jetën vetëm disa orë larg njëri-tjetrit, pas 79 vitesh martesë. Historia e dashurisë së June dhe Hubert Malicote zgjati gati 8 dekada. Djali i tyre 76 vjeçar tha se nëna e tij u sëmur rëndë një ditë pas Ditës së Falënderimeve dhe iu nënshtrua kujdesit shëndetësor. Hubert e kishte shumë të rëndë ta shihte gruan e tij në gjendje të tillë, i cili më pas u shtrua gjithashtu në të njëjtën qendër kujdesi. Djali tregoi për mediat e huaja se Hubert ndërroi jetë në gjumë disa orë pasi gruaja e tij ndërroi jetë.
“Sado e vështirë të ishte, thjesht mund të ndjeje lidhjen e tyre me njëri-tjetrin, thjesht nuk mund të ishin pa njëri-tjetrin”, thotë Jo Malicote, vajza e çiftit, për Dayton247now.com. Çifti u takua në vitin 1941 dhe u martuan në vitin 1943. Çifti kanë tre fëmijë, shtatë nipër e mbesa dhe 11 stërnipër.