Me 6 gishta në secilën dorë, ju prezantojmë me familjen që bën tifo për Brazilin në Kupën e Botës!
Një familje braziliane që ka gjashtë gishta në secilën dorë, po bën tifo për fitoren e vendit të tyre në Kupën e Botës dhe së shpejti mund të numërojë numrin e trofeve me njërën dorë. Rreth 15 pjestarë të familjes da Silva, janë bërë të njohur për anomalinë që kanë në fizikun e tyre.
Brazili aktualisht është kombëtarja më e suksesshme në historinë e Kupës së Botës, ku ka fituar 5 herë në Kupën e Botës, në Suedi në 1958, në Kili në 1962, në Meksikë në 1970, në SHBA në 1994 dhe në Korenë e Jugut. Familja braziliane shpreson që këtë Botëror të vijë edhe Kupa e Botës numër 6 për Brazilin.
Ata vuajnë nga një çrregullim gjenetik i quajtur polidaktili dhe thuhet se ka qenë në familjen e tyre për katër breza. Ata janë të bindur se Brazili do të fitojë Kupën e Botës për herë të gjashtë në historinë e tyre.
Da Silvas bënë bujë gjatë Kupës së Botës 2014 në Brazil, me dy anëtarë që shkuan në Gjermani në 2015 për të marrë pjesë në një studim që shqyrtonte se si truri i tyre vendosi t’u jepte gishtin e gjashtë, sipas mediave lokale. Studimi i botuar në revistën “Nature” tha se duart me gjashtë gishta kontrollohen nga më shumë muskuj dhe nerva sesa duart me pesë gishta.