Serbia gjobitet nga FIFA për “provokim” të Kosovës
Federata e Futbollit të Serbisë është gjobitur nga FIFA të mërkurën për deklarata politike ballkanike në Kupën e Botës “Katari 2022”.
FIFA e gjobiti me 20 mijë franga zvicerane Serbinë për shkak të një flamuri politik për Kosovën që e kishte shfaqur në zhveshtore, përpara se të luante kundër Brazilit në ndeshjen hapëse të Grupit G.
Në fakt, serbët kishin shfaqur flamurin e tyre mbi hartën e Kosovës dhe me shkrimin “Nuk ka dorëzim”.
Ai flamur ishte shfaqur edhe në tribunat e stadiumit gjatë ndeshjes kundër Brazilit, të cilën e humbi Serbia 2:0. Federata e Futbollit të Kosovës u ankua zyrtarisht në FIFA për këtë veprim të Serbisë, e cila kishte varur flamurin mbi dollapët e dy lojtarëve të saj më 24 nëntor.
Pasó Mondial
Pas një sezoni super të suksesshëm në Pasó’ Euro 2020, Top Albania Radio vjen me një mbulim 360° të Kampionatit Botëror të Futbollit Katar 2022. Me analiza, informacione, të ftuar specialistë të futbollit, personazhe VIP dhe tifozë, si edhe situata gazmore për të përcjellë një atosmferë energjike në radio dhe për të vazhduar traditën e informacionit sportiv live në valët e radios më të dëgjuar shqiptare në botë.
Glent Nallbani, Edi Manushi, Redi Jupi, Lorenc Jemini dhe Gëzim Sinemati mendojnë për të gjithë ju dashamirës të futbollit duke ardhur me një emision të dedikuar plotësisht Botërorit të parë dimëror në histori. Pasó Mondial, një program sportiv prej 60 minutash, duke filluar nga 21 Nëntori, çdo ditë ora 14:00 në Top Albania Radio!
Çdo ditë, 14:00