Serbia “shkel” marrëveshjen, vazhdon regjistrimin e automjeteve me targa ilegale të qyteteve nga Kosova

vovalbania December 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Serbia “shkel” marrëveshjen, vazhdon regjistrimin e automjeteve me targa ilegale të qyteteve nga Kosova

Qeveria serbe ka miratuar një rregullore së fundmi, e cila lejon vazhdimin e regjistrimit të automjeteve me targa paralele të qyteteve të Kosovës.

Siç njofton Qeveria e Serbisë, me miratimin e kësaj rregulloreje, tani e tutje do të vazhdohet regjistrimi i të gjitha automjeteve me shënjimin KM, PR, GL dhe emrat e qyteteve tjera serbe në territorin e Kosovës.

“Këto automjete do të mund të lëvizin lirshëm si më parë në komunikacion, me posedim të policës së sigurimit të detyrueshëm dhe dëshmisë së kontrollit teknik të automjetit, jo më e vjetër se një vit. Qeveria e mori vendimin në përputhje me rregulloren për regjistrimin e automjeteve të autoriteteve kompetente të Republikës së Serbisë, si dhe marrëveshjen e arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për parandalimin e përshkallëzimit të situatës dhe vazhdimin e kërkimit për zgjidhje të përhershme të çështjes së targave të automjeteve”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Serbisë.

Në marrëveshjen për targat, të arritur në Bruksel më 23 nëntor të këtij viti, sipas përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

Ndaj vendimit të Qeverisë ka reaguar ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Melisa Haradinaj.

“Vetëm dy javë pasi u arrit marrëveshje për të ndaluar lëshimin e targave të Millosheviqit me denominim e të qyteteve të Kosovës, Serbia ka vendosur të mundësojë zgjatjen e këtyre targave të njëjta ilegale të cilat është pajtuar të ndërpresë”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65769 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE