Emocionet ‘tradhtojnë’ Papa Françeskun, shpërthen në lot teksa flet për vuajtjet e popullit ukrainas!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Emocionet ‘tradhtojnë’ Papa Françeskun, shpërthen në lot teksa flet për vuajtjet e popullit ukrainas!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/12//emocionet-tradhtojne-papa-franceskun-shperthen-ne-lot-teksa-flet-per-vuajtjet-e-popullit-ukrainas.jpg)
Papa Françesku shpërtheu në lot teksa nisi të lutej për paqen në Ukrainë gjatë një vizite tradicionale të Krishtlindjeve në Shkalat Spanjolle në Romë.
Zëri i papës filloi të dridhej kur përmendi vuajtjet e ukrainasve, ndërsa tha “Do të kisha dashur t’ju kisha sjellë falënderimet e popullit ukrainas…”, kur ndaloi së foluri për shkak se nuk ishte në gjendje të vijonte sipas Reuters.
Turma, ku përfshihej edhe kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, duartrokitën kur kuptuan se ai nuk mund të fliste dhe e panë duke qarë.
Pas pak çasteve Papa vijoi me fjalën e tij teksa vazhdoi “…popullit ukrainas për paqen që kemi kërkuar prej kaq kohësh Zotit. Përkundrazi, më duhet t’ju paraqes lutjet e fëmijëve, pleqve, nënave dhe baballarëve dhe të rinjve të asaj toke martire, që po vuan kaq shumë”.