Kërcënimi i një lufte bërthamore, Putin: Rusia nuk është çmendur!

vovalbania December 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kërcënimi i një lufte bërthamore, Putin: Rusia nuk është çmendur!

Presidenti rus, Vladimir Putin pranon se kërcënimi i një lufte bërthamore po rritet, por thekson se “Rusia nuk është çmendur” e “nuk do ta përdorë e para armën bërthamore”.

Armën e shkatërrimit në masë, Rusia do ta përdorë vetëm si kundërpërgjigje ndaj një sulmi.

Në takimin e Këshillit rus për të Drejtat e Njeriut, shefi i Kremlinit nënvizoi se lufta në Ukrainë mund të jetë “proces i gjatë”. Zyrtarët perëndimorë besojnë se fillimisht, Putin ka planifikuar fitore të shpejtë në konfliktin e nisur në Ukrainë, në fund të muajit shkurt. Kapaciteti i Rusisë për të përdorur armë bërthamore ka shqetësuar shumë liderë botërorë që prej nisjes së agresionit rus.

Vetë shefi i Kremlinit paralajmëroi:

Një kërcënim i tillë po rritet, gabim nëse e fshehim.

Putin pretendon se Rusia ka armën më moderne e më të avancuar bërthamore në botë ndërsa kritikon strategjinë bërthamore amerikane.

Ne nuk kemi armë bërthamore, përfshirë ato taktike, në territorin e shteteve tjera, por amerikanët kanë në Turqi e disa vende të Europës.

Gjithashtu, përmendi ato që i konsideron “rezultate të mëdha” në luftën në Ukrainë, mes tyre pretendimet e Rusisë për aneksim të katër rajoneve në Ukrainë, pas zhvillimit të referendumeve të rremë.

Aneksimet e bënë Azovin, “det të brendshëm”. Ky ishte synimi i Pjetrit të Madh të Rusisë.

Edhe më parë e ka krahasuar veten me këtë udhëheqës të shekujve 17-të dhe 18-të. Por, pavarësisht pretendimeve për katër territoret Kherson, Zaporizhja, Luhansk e Donjeck, Moska nuk ka kontroll të plotë mbi to. Muajin e kaluar, forcat ruse u tërhoqën nga Khersoni, i vetmi qytet i madh që kanë kontrolluar prej shpërthimit të luftës.

Tërheqjet në fushëbetejë nxitën Moskën të bombardojë infrastrukturën ukrainase të energjisë, duke lënë miliona njerëz pa energji elektrike dhe ujë, teksa temperaturat kanë arritur nën zero. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, paralajmëroi se kryeqyteti ukrainas është dëmtuar rëndë nga këto sulme dhe se qytetarët mund të përballen me “apokalips”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE