“S’do përplasim shumë aviona se do balancojmë shumë ozona”/ Prokuroria e Tiranës njofton lëvizjen e fundit për Gerti Shehun
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar kartelat mjekësore të 31-vjeçarit Gerti Shehu të riut që 2 ditë më parë goditi me grusht kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha. Hetuesit pritet të verifikojnë dhe diagnozën e përcaktuar nga mjeku Sadik Lala. Dhe familjarët kanë dëshmuar në polici se se ai vuante prej kohësh nga problem i shëndetit mendor dhe prej 5 vitesh kurohej.
Mësohet se gjatë marrjes në pyetje në ambientet e Spitalit të Traumës, Shehu nuk ka shfaqur pendesë për goditjen ndaj Berishës. Përveç ekspertizës së gjendjes mendore, prokuroria ka dorëzuar në laboratorin e policisë shkencore mostra për të parë nëse 31-vjeçari ishte nën efektin e lëndëve narkotike ditën që ndodhi edhe ngjarja.
Ai akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje, ndërsa prokuroria pritet të kërkojnë masën “arrest me burg”. Referuar disa videove në kanalin Youtube, Gerti Shehu shihet teksa reciton dhe thur vargje pa kuptim.
“Jam Montana nga Tepelena të mbaj me mana kur s’ka banana”…
“S’do përplasim aviona se do balancojnë shumë ozona…”
I riu që goditi Berishën duket teksa krijon vargje jep edhe këshilla se si mund t’i shpëtosh koronavirusit.
“Mos Mbani telefona se iu zë korona, pastaj snumë gjona shfaqen si milingona…”
“Pastaj kaloni nëpër komisioni e pini bidonaaa”.