Dita Botërore kundër Korrupsionit, mesazhi i Ambasadës Amerikane në Shqipëri!
Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë shpërndau në rrjetet sociale një mesazh. Aty vë në dukje se Shtetet e Bashkuara luftojnë korrupsionin përmes diplomacisë, duke forcuar institucionet qeveritare.
Në mesazhin e selisë diplomatike të Uashingtonit thuhet:
Departamenti i Shtetit i SHBA lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar.
Më tej, nënvizohet se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të vazhduar këto përpjekje dhe për të rritur transparencën në komunitetin global.