E FUNDIT/ Homeland Justice i vendos “kryqin” Yuri Kim: Një iku, tani merremi me të tjerët
vovalbania
December 09, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Hakerat iranianë kanë reaguar sërish ditën e sotme.
Në grupin që kanë krijuar në aplikacionin Telegram, hakerat kanë publikuar një foto të kryeministrit të vendit Edi Rama sëbashku me ambasadoren në largim, Yuri Kim.
Teksa të dy janë në shënjestër, hakerat e “Homeland Justice” i kanë vendosur një kryq të madh ambasadores Yuri Kim, teksa shkruajnë: Një iku, tani merremi me të tjerët.
Nuk dihet ende se çfarë kanë dashur të paralajmërojnë me këtë shkrim hakerat, ndërkohë që kujtojmë se kanë qenë po këta që kanë publikuar herë pas herë të dhëna sensitive të qytetarëve, apo informacione të rëndësishmë shtetërore.