“Ku ka qenë Elhaida këto dhjetë javë?!”/Çfarë ndodhi mes Megi Pojanit dhe Elhaida Danit?
“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në Youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e sotme padyshim që është një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve.
Pasi Elhaida Dani zhvilloi një lojë në emisionin “Më lër të flas” ku i vendosi çdo konkurrenti të ‘DWTS’ nga një kafshë kjo gjë solli edhe pakënaqësi. Konkretisht Megi Pojani u shpreh në klip se:
E guximshme nga ana e Elhaidës më duhet ta them. Ku ka qenë Elhaida këto dhjetë javë, shumë e heshtur për të përcaktuar se kush është iriqi dhe kush është luani.
Ndërkohë për këtë Elhaida u shpreh:
Është më e saktë ta bëj pas dhjetë javësh dhe jo në javën e parë. Ato ishin absolutisht në shenjë batute, për të qeshur dhe nuk ka lidhje sepse si mund t’i jepja unë ndonjëherë Salsanos hienën. Ju lutem ishte e gjitha në shenjë loje. Sinqerisht e dija se do ta viaja pak këtë gjënë.
Megi viijoi duke thënë se:
Elhaida është e lirë të bëjë lojën e saj. Mua thjesht më ngeli pishman i madh sepse unë e shikoj vetën time si sorkadhe më shumë. Që më lakmojnë gjahëtarët dhe të mi vendosin brirët sipër oxhakut. Sorkadhja është shumë e lakmuar dhe kryelartë ndërsa iriqi rri poshtë dhe është shumë i turpshëm dhe unë nuk jam e turpshme.