‘Kunjat’ ndaj jurisë së “Dancing with the Stars” nuk kanë të mbaruar, Sara Hoxhës duket se nuk i del inati!
Episodin e sotëm një nga të ftuarat e “Më lër të flas” do të jetë Sara Hoxha, partnerja e Ledri Vulës dhe njëkohësisht konkurente në spektaklin “Dancing with the Stars”. Natën e djeshme në ‘DWTS’ duket se nuk shkoi dhe aq mirë për Sarën dhe Luixhinon, pasi juria nuk e vlerëroi shumë mirë dhe morën mjaft kritika për kërcimin e tyre dhe u shprehën se prisnin më shumë nga Sara. Vetëm pak më parë Donaldi ka postuar në Instastoryn e tij një foto të Sarës nga puntata e ‘Më lër të flas’, ku bukuroshja duket duke qeshur, shumë e lumtur dhe pozitive dhe me një mënyre ka mbështetur Sarën dhe ka ‘thumbuar’ jurinë e ‘DWTS’ për energjinë negative që përcjellin ndaj konkurentëve.
Më pas Sara e ka ripostuar Instastoryn e Donaldit dhe sigurisht që as vetë ajo nuk mund të mos i vazhdonte kunjat ndaj tyre, pasi mesa duket ende është shumë e inatosur me kritikat e tyre. Në postim Sara shkruan:
Varet kë ke përballë
Nata e djeshme në ‘DWTS’ duket se nuk shkoi dhe aq mirë për Sarën dhe Luixhinon, pasi juria nuk e vlerëroi shumë mirë kërcimin e tyre dhe u shprehën se prisnin më shumë nga Sara. E normalisht që kjo gjë e ka mërzitur Sarë, e cila pas performancës dhe vlerësimit të jurisë ka postuar një foto të saj, ku shfaqet e mërzitur dhe u ka kërkuar ndjekësve të saj që ta votojnë dhe ta çojnë në gjysëmfinale dhe shkruan disa fjalë drejtuar atyre.