Merrnin dhurata dhe para, si u zbulua skema e korrupsionit në PE?!

vovalbania December 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Merrnin dhurata dhe para, si u zbulua skema e korrupsionit në PE?!

Katër persona janë arrestuar në Belgjikë për korrupsion të dyshuar brenda Parlamentit Evropian. Një shtet i Gjirit thuhet se është përpjekur të ndikojë në vendimet politike. Sipas mediave, ai është Katari.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm belg po heton dyshime për korrupsion dhe shitje të ndikimit brenda Parlamentit Evropian nga një shtet i Gjirit. Në Bruksel u bënë gjithsej 16 kontrolle, tha prokuroria. Katër persona u arrestuan. Hetimi ka të bëjë me një organizatë të dyshuar kriminale si dhe akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Me gjasë e përfshirë edhe zëvendëspresidetja e PE, Eva Kaili, e cila sipas mediave duhet të jetë arrestuar.

Prokuroria nuk specifikoi se për cilin shtet të Gjirit bëhet fjalë. Sipas një sondazhi të gazetës “Le Soir” dhe revistës “Knack”, megjithatë ai shtet është Katari. Përfaqësuesit e Emiratit besohet se janë përpjekur të korruptojnë një socialist italian, anëtar të Parlamentit Evropian nga viti 2004 deri në vitin 2019.

Mes atyre që morën në pyetje edhe një ish-deputet

Sipas prokurorisë, policia belge ka disa muaj që dyshon se një shtet i Gjirit tenton të ndikojë në vendimet politike dhe ekonomike të Parlamentit Evropian. Besohet se shuma të konsiderueshme parash ose dhurata në natyrë u janë shpërndarë personave në Parlament me pozicione politike ose strategjike.

Në parim hetimi drejtohej mbi të gjitha kundër bashkëpunëtorëve e deputetëve, u bë e ditur. Por në mesin e atyre që u morën në pyetje ishte edhe një ish-deputet. Fillimisht ishte e paqartë nëse edhe ky i fundit ishte arrestuar. Sipas prokurorisë, gjatë kontrolleve janë sekuestruar 600 mijë euro para në dorë dhe celularë.

I kontaktuar, shërbimi për shtyp i Parlamentit Evropian nuk ka dashur t’i komentojë këto bastisje. Ai thjesht tregoi se po bashkëpunohet plotësisht me policinë belge./DW

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65684 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE