Minifundi i spikeres gjermane Lisa Mittrücker ngjall polemika, rrjeti kundër saj!

vovalbania December 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Minifundi i spikeres gjermane Lisa Mittrücker ngjall polemika, rrjeti kundër saj!

Minifundi rozë i gazetares Lisa Mittrücker, e cila prezanton “Heute in Deutschland” në rrjetin gjerman televiziv “ZDF” është në qendër të vëmendjes. Gazeta gjermane “BILD” komenton se në Tv ku punon gazetarja Miza Mitrucker, kodi i veshjes është më pak i rreptë pavarësisht se gazetarja moderon një edicion lajmesh. Megjithatë, ikona e gazetarisë gjermane Dagmar Berghoff, shprehu pakënaqësinë lidhur me veshjen e moderatores gjermane.

“Mendoj se një fund i shkurtër apo një bluzë me dekolte të hapur është e papërshtatshme për një spikere lajmesh”, argumenton ajo. Megjithatë, gazetarja nxitoi të theksojë se të gjithë bëjnë atë që mendojnë se është e drejtë. Deklaratat e saj kanë një rëndësi të madhe në Gjermani, duke patur parasysh se ajo ishte gruaja e parë që prezantoi një buletin lajmesh më 16 Qershor 1976 duke hyrë në histori.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65727 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE