Një vit i vështirë por me fitime të larta, miliarderi shpërblen kështu punonjësit e tij…
CEO dhe themeluesi i Citadel, Ken Griffin ka shpërblyer punonjësit e tij duke marrë përsipër që të paguajë shpenzimet për 10,000 punonjës dhe familjet e tyre që ata të vizitojnë “Walt Disney World” në Florida për tri ditë. Griffin ka një pasuri prej 31.7 miliardë dollarësh, duke e bërë që të renditet në vendin e 40-të të njerëzve më të pasur sipas Forbes.
Zëdhënësi i Citadel, Zia Ahmed zbuloi se miliarderi pagoi faturat për fluturimet nga Nju Jorku, Hjustoni, Parisi, Zyrihu dhe qytete të tjera. Ai gjithashtu pagoi për hotele, bileta të parkut dhe për ushqimin. Kjo ishte mënyra e miliarderit 54-vjeçar për të falënderuar stafin e tij për një vit pune të vështirë dhe fitime të larta.
“Ne kemi ndërtuar ekipin më të jashtëzakonshëm jo vetëm në historinë tonë, por edhe në historinë e financave,” i tha Griffin turmës, sipas Neë York Post . Ky vit po rezulton të jetë një rekord për Citadel dhe Citadel Securities, konfirmoi Ahmed për Reuters. Kompania e fondeve mbrojtëse menaxhon një pasuri prej 59 miliardë dollarësh që është një shifër edhe më e lartë se vlera neto e Griffin.