Për fëmijët e Drew Barrymore nuk ka dhurata për Krishtlindje! Aktorja shpjegon arsyen pse!

vovalbania December 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për fëmijët e Drew Barrymore nuk ka dhurata për Krishtlindje! Aktorja shpjegon arsyen pse!

Kur vjen puna për t’i bërë dhurata fëmijëve të saj aktorja Drew Barrymore nuk ‘lëshon pe’. Drew këmbënguli se ajo ruan një sjellje të rreptë me Olive 10 vjeç dhe Frankie 8 vjeç.

Gjithmonë i çoj ato në një udhëtim çdo Krishtlindje. Nuk u marr dhurata, të cilat mendoj se për moshat e tyre nuk janë dhe aq të përshtatshme. Unë them se është më mirë të kujtojnë vendin, fotot dhe përvojën dhe kjo është ajo që dua t’ju jap. Kjo është dhuratë më e mirë se sa një shtëpi kukullash apo diçka tjetër.

Barrymore ka folur sërish për fëmijërinë e saj në podcastin e saj të ri “Drew’s News”. Aktorja shtoi se i duhej të merrte fshehurazi ëmbëlsira kur nëna e saj nuk shikonte. Në vitin 1989, Barrymore, asokohe 14 vjeçe, zbuloi për revistën People se si e piu pijen e saj të parë alkoolike në moshën 9-vjeçare, pinte duhan kur ishte 10-vjeçe dhe filloi të përdorte kokainë në moshën 12-vjeçare. Nëna e saj e kishte bërë Drew të punonte që në moshë të re.

Rikujtojmë, gjithashtu se së fundmi aktorja është shprehur se mund të kalojë vite të tëra pa bërë seks. Drew e bëri këtë deklaratë në episodin e ri të “The Drew Barrymore Show”, pasi mësoi se Andrew Garfield abstenoi për gjashtë muaj nga marrëdhëniet seksuale ndërsa përgatitej për të luajtur në filmin Silence. Aktorja dhe bashkë-prezantuesi Ross Mathews diskutuan vendimin e Garfield për të mos bërë seks në përgatitje për rolin e tij si prift në filmin e Martin Scorsese.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65211 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE