Sa është rritur…/Elon Musk publikon portretin e djalit të tij 2-vjeçar!
Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka publikuar së fundmi në Twitter si rrallëherë një foto të djalit të tij 2-vjeçar X Æ A-12, i cili erdhi në jetë nga lidhja e tij me këngëtaren Grimes. Në një foto, vogëlushi shihet duke buzëqeshur përpara një skulpture në formë zemre në San Francisco. Elon shkroi krah fotos: “X në San Francisko-n e bukur”.
X in beautiful San Francisco pic.twitter.com/yM3LiGEpNL
— Elon Musk (@elonmusk) December 8, 2022
Ndërkaq, në një tjetër postim, Elon ndau një foto të kartës së hyrjes së X në zyrën e tij të re, duke shkruar: “Dhe me distinktivin e tij në Twitter”.
And with his Twitter badge pic.twitter.com/4AzHMB1Poq
— Elon Musk (@elonmusk) December 8, 2022
Së bashku me X, Elon ka vajzën Exa “Y” Dark Sideræl, 12 muajshe, me Grimes. Ai dhe këngëtarja mirëpritën fëmijën e tyre më të vogël nëpërmjet një nëne surrogate në dhjetor. Përveç X dhe Y, Elon është baba i binjakëve Vivian dhe Griffin, 18 vjeç dhe trenjakëve Kai, Damian dhe Sax, 16 vjeç, me gruan e tij të parë Justine Wilson.
Së fundmi Musk bëri shaka për familjen e tij të madhe në një intervistë me “Financial Times”, duke thënë se ai është shumë i sigurt që nuk do të ketë më fëmijë të tjerë. Megjithatë, 51-vjeçari sqaroi se nuk është kundër që të ketë edhe më shumë fëmijë në të ardhmen. Shefi i Teslas u bë baba në vitin 2002 kur erdhi në jetë djali i tij Nevada, por foshnja ndërroi jetë pas 10-javëve.
Dy vjet më vonë, ai dhe gruaja e atëhershme Justine Wilson mirëpritën binjakët Griffin dhe Vivian, tani 18 vjeç. Musk dhe Vivian ndërkaq nuk kanë raporte të mira, pasi adoleshentja ka ndryshuar edhe mbiemrin e saj, në mënyrë që të mos ketë lidhje me babanë e saj biologjik.