Wanda Nara festoi ditëlindjen e saj por a ishte Mauro Icardi i pranishëm?!

vovalbania December 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Wanda Nara festoi ditëlindjen e saj por a ishte Mauro Icardi i pranishëm?!

Ditën e djeshme biznesmenja argjentinase, Wanda Nara ka mbushur 36 vjeç dhe zgjodhi që ditëlindjen e saj ta festonte me fëmijët dhe miqtë e saj në Buenos Aires. Influencuerja dhe njëkohësisht ish-bashkëshortja e Mauro Icardit tregoi disa detaje nga festa e saj në rrjetet sociale, ku Wanda postoi një foto që çmendi ndjekësit e saj, në të cilën shfaqte dekoltenë.

Modelja ndau disa imazhe të fëmijëve të saj, të cilët janë një pjesë thelbësore e jetës së biznesmenes argjentinase, pas një ndarjeje mjaft të bujshme nga Mauro Icardi.

Dhe, si zakonisht, postimet e Wanda Narës u bënë shpejt virale, me mijëra pëlqime dhe urime nga miqtë dhe ndjekësit. Icardi nuk mori pjesë në festën e Wandës, pasi biznesmenja preferoi ta festonte me miqtë e saj më të ngushtë. Dyshja kanë pasur një marrëdhënie të komplikuar gjatë vitit të kaluar dhe ai nuk ishte në Argjentinë për të marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme pë Wanda-n.

Pavarësisht lajmeve për ndarjen e tyre, Wanda Nara dhe Mauro Icardi u ‘arratisën’ së bashku për pushime në Maldives disa ditë më parë. Ndërkaq, së fundmi Nara u ka dhënë mundësi ndjekësve të saj të pyesin më shumë përmes ‘ask-ut’ në rrjetin social Instagram. “Përse nuk thua që jeni pajtuar”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës dhe Nara nuk kaloi pa një përgjigje teksa shtoi: “Sepse do të gënjeja. U përpoqa sepse ndjeja se një lidhje kaq e gjatë meritonte një shans të dytë, por nuk funksionoi”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65686 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE