Balotazhi i Primareve të PD-së, sot votime në Mat, Dibër, Fier, Mirditë e Librazhd!

vovalbania December 11, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Balotazhi i Primareve të PD-së, sot votime në Mat, Dibër, Fier, Mirditë e Librazhd!

Ditën e sotme zhvillohen balotazhet e Primareve për kandidatët për Kryetarë Bashkie të Partisë Demokratike të Shqipërisë në 5 degë. Anëtarët dhe simpatizantët e PD-së janë thirrur që për të dytën herë në një javë, t’iu drejtohen kutive të votimit në Mat, Dibër, Fier, Mirditë e Librazhd.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pocesi i votimit nisi në orën 08:00 të mëngjesit e zyrtarisht mbyllet më 18:00. Por, nëse përsëri ka njerëz që presin të votojnë, qendrat nuk mbyllen, duke pritur deri sa të votojë edhe personi i fundit.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e PD-së të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm e të zgjedhin me votë kandidatin e tyre për Kryetar Bashkie.

Në këto Primare, vëmendje të veçantë mori Tirana ku raundi i parë i datës 4 dhjetor u mbyll me balotazh mes dy më të votuarve, Belind Këlliçit e dhe mjekut Ilir Alimehmeti, por ky i fundit u tërhoq.

Jemi këtu në selinë e Partisë Demokratike më pak se 24 orë nga primaret kur anëtarësia shprehu me vonë kë do të donte kandidat të Bashkisë së Tiranës. Në respekt të votës së anëtarësisë jemi këtu që të flasim, të falenderojmë çdo vëzhgues për një proces që shkoi pa asnjë vërejtje. Kam qenë i bindur që ishte anëtarësia ajo që duhet të shmangej. Anëtarësia foli në favor të kandidatit Belind Këlliçi. Kjo është shenja e parë e qytetarisë: të njohësh votën. Falënderoj këdo që më ka mbështetur. Do të vazhdoj të punoj për ju për zgjedhjet e 14 majit.

Ndërkohë, Këlliçi u shpreh se Alimehmeti do të jetë krahu i tij i djathtë në garën për Bashkinë e Tiranës.

Kushdo që ka patur pritshmëri kam përshtypjet që dhe më optimistët janë të befasuar nga ky standard që vendoset për herë të parë në demokracinë shqiptare. Nuk ka qenë një fushatë e lehtë, apo garë e lehtë. Ky është një ogur i mirë për klasën politike shqiptare dhe demokratizmin e forcave politike. Jam krenar që kam qenë pjesë e primareve. Ne sot do të adoptojmë garimin amerikan presidencial të garës. Unë kam kënaqësinë më të madhe sot të them që nuk jam më unë por jemi ne, të prezantoj Ilir Alimehemtin si krahun tim të djathtë në fushatë dhe nënkryetarin e bashkisë kur të fillojmë më 14 maj!

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE