Qetësi e rreme në veri të Kosovës, Vuçiç tjetër mesazh serbëve: Nuk ka dorëzim!

vovalbania December 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qetësi e rreme në veri të Kosovës, Vuçiç tjetër mesazh serbëve: Nuk ka dorëzim!

Në veri të Kosovës, mëngjesi i sotëm raportohet i qetë, një qetësi e rreme, ndërsa rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare me Serbinë, vazhdojnë të bllokuara. Në terren. trupat e KFOR-it dhe EULEX-it janë duke monitoruar situatën. Aktualisht, pak njerëz shihen në barrikadën e vendosur nga serbët në Rudarë të Zveçanit. Nga dje pasdite u mblodhën aty, në shenjë proteste për arrestimin e ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç, i akuzuar për “sulme terroriste”, lidhur me incidentet e fundit në veri.

Kjo bëri që si masë paraprake sigurie, Policia e Kosovës të mbyllte rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare Jarinjë e Bërnjak. Presidenti serb, Aleksander Vuçiç reagoi sërish, me mesazhin se “nuk ka e nuk do të ketë dorëzim”. Vuçiç justifikon vendosjen e barrikadave, duke thënë se “serbët e Kosovës u detyruan”. Sot në një postim në Instagram, shkruan:

Mesazhi për të gjithë të tjerët është që të formohet Asociacioni [i komunave me shumicë serbe], të respektohen të drejtat dhe liritë e serbëve e të zbatohen në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe të drejtën ndërkombëtare. Kjo është mënyra e vetme për të filluar normalizimin e marrëdhënieve.

Vuçiç shtoi se “autoritetet në Serbi do të vazhdojnë luftën për paqe, me të gjitha mjetet ligjore”.

Një ditë më parë, presidenti serb paralajmëroi se do t’i kërkonin KFOR-it, që në përputhje me Rezolutën 1244, Serbia të sigurojë dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë së saj në territorin e Kosovës. Ndërkohë, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, akuzoi kryeministrin Albin Kurti “se dëshiron konflikte dhe luftë”.

Ndërkohë, Albin Kurti bëri të qartë se barrikadat në veri të Kosovës duhet të hiqen menjëherë. Prishtina është në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in, misionin e NATO-s në Kosovë.

Agresionit do t’i përgjigjemi me gjithë fuqinë që kemi. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian të dënojnë dhunën e orkestruar!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65211 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE