Moti i keq, reshjet kanë pushuar, problematikat mbeten!

vovalbania December 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti i keq, reshjet kanë pushuar, problematikat mbeten!

Vazhdojnë problematikat nga shirat e orëve të fundit. Edhe pse reshjet kanë pushuar e niveli i Ishmit ka rënë në zonën e Murqinës, në Fushë-Krujë vijon të ketë sipërfaqe të mëdha të përmbytura. 20 familje janë izoluar. Në ara, niveli i ujit arrin në rreth 30 centimetra.

Në Qarkun e Lezhës raportohet për 440 hektarë tokë të përmbytur, në fshatrat  Tresh, Balldren e Gjonem. Në Vlorë ku mbrëmë Vjosa doli nga shtrati te Pazari i Mifolit, sot paraqitet situatë më e normalizuar. Tendencat janë rënëse e nuk ka sipërfaqe nën ujë, anës Vjosës. Ne urën e Memaliajt vijon rënia e nivelit.

Shirat e fundit, në Shkodër raportohet për rreth 300 ha tokë të përmbytur. Si pasojë e motit të keq ka mbetur pa energji elektrike pjesa më e madhe e Njësisë Administrative, Gur i Zi. Në Elbasan, reshjet me intensitet të lartë përfshinë të gjithë qarkun, por nuk kanë krijuar problematika. Raportohet se akset rrugore janë të hapura me ndonjë prani sporadike të inerteve.

Sa i përket pasojave të motit të keq në qarkun Elbasan, furnizimi me energji ka qenë i plotë përveç Njësisë Administrative Polis, në bashkinë e Librazhdit, si edhe në atë Stravaj të Përrenjasit. Nuk ka përmbytje të banesave apo tokave bujqësore.

Për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, me masa ajrore të lagështa e origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet i vranët e me intervale te pakta kthjellimi. Në pjesën më të madhe të territorit ka reshje shiu të herëpas’herëshme. Temperturat variojnë nga 3-16 gradë celcius.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65260 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE