A po hetohet Rama? Spartak Ngjela zbërthen mesazhin e koduar të Yuri Kim

vovalbania December 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A po hetohet Rama? Spartak Ngjela zbërthen mesazhin e koduar të Yuri Kim

Avokati Spartak Ngjela thotë se SHBA mund ta ketë marrë si fyerje kundër ambasadores Yuri Kim, njoftimin e Ministrisë së Jashtme, ku thuhej se kishin nisur procedurat për zëvendësimin e saj.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Ngjela u shpreh se reagimi i ambasadores Yuri Kim në lidhje me këtë çështje, ishte i ashpër.

“Ambasadorja amerikane u përgjigj ashpër. Në një nga emisionet tuaja thashë, nëse Rama e ka bërë nga mendja, është çmenduri. Nëse ata e kanë marrëveshje me njëri-tjetrin dhe vazhdon marrëveshja, nuk e di. Por çështja është që u përgjigj ashpër. Sipas eksperiencës sime, kjo tregon që ka qenë e acaruar politike, sepse mund ta kenë marrë si fyerje kundër Yuri Kimi-n.

Problemi është që e kanë marrë si fyerje kundër saj, por çdo të thotë fyerje kundër saj? Ajo ka drejtuar reformën në drejtësi. Kush preket nga reforma në drejtësi? Të gjithë”, theksoi ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 56956 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE