Konferenca vjetore e Putinit u anulua, Inteligjenca britanike ka një ide për arsyet!

vovalbania December 13, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Konferenca vjetore e Putinit u anulua, Inteligjenca britanike ka një ide për arsyet!

“Anulimi i konferencës vjetore të presidentit rus, Vladimir Putin, me gjasë është bërë pas rritjes së shqetësimeve në Kremlin lidhur me përhapjen e ndjenjës kundër luftës në Rusi”. Kështu deklaron inteligjenca britanike në përditësimin ditor sa i përket vlerësimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Konferenca vjetore, tashmë e anuluar për herë të parë në dhjetë vitet e fundit, në të kaluarën përdorej si mundësi për të demonstruar integritetin e pretenduar të Putinit. Ka të ngjarë që zyrtarët në Kremlin janë jashtëzakonisht të ndjeshëm lidhur me mundësinë që çdo ngjarje ku merr pjesë Putin, të shndërrohet në diskutim për “operacionin e posaçëm ushtarak” të Rusisë në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi:

Shpresojmë që presidenti do të gjejë mundësinë për të biseduar me mediat.

Kremlini nuk ka dhënë asnjë arsye për anulimin e konferencës vjetore, që vjen në kohën e rritjes së pakënaqësisë në mesin e rusëve për vendimin e Putinit për të pushtuar Ukrainën në fund të muajit shkurt. Kohët e fundit, trupat kanë pësuar një sërë disfatash në fushëbetejë.

Sa i përket konferencës së madhe për media, nuk do të ndodhë para Vitit të Ri! Putin do të gjejë kohë për të biseduar me mediat, ndërsa e bën këtë rregullisht.

Në dhjetë vitet e fundit, konferencat vjetore të Putinit janë organizuar me kujdes, ku kanë marrë pjesë dhjetëra gazetarë rusë e të huaj, ndërsa zakonisht kanë zgjatur me orë të tëra.

Udhëheqësit e vendeve të G7-ës rikonfirmuan mbështetjen e palëkundur dhe solidaritetin me Ukrainën, duke u zotuar t’i plotësojnë nevojat urgjente për paisje ushtarake, për t’u mbrojtur nga agresioni i Rusisë. Po ashtu, G7 dënoi “sulmet e vazhdueshme çnjerëzore e brutale ruse ndaj infrastrukturës jetike, në veçanti rrjeteve të energjisë dhe ujit në Ukrainë”. Në një deklaratë, këto sulme quhen “krime lufte”.

Deklarata i parapriu mbledhjes së G7-ës në Paris, me fokus rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Presidenti Volodymyr Zelensky iu bashkua takimit virtual. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, aktualisht president i G7-ës, u angazhua për ringritjen e stabilitetit financiar të Ukrainës. Rindërtimin e krahasoi me Planin Marshall të Shteteve të Bashkuara, për të ndihmuar në rindërtimin e Europës pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë, forcat ruse vazhdojnë të godasin Ukrainën lindore dhe jugore me raketa, dronë e artileri. Kryeministri Denys Shmyhal bëri thirrje për dërgimin e raketave Patriot e sistemeve të tjera të teknologjisë së lartë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të Rusisë. Të paktën tetë civilë u plagosën nga sulmet në qytetin Hirnyk, në rajonin Donjeck.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE