Planet për emigracionin që prekin shqiptarët në Britani, sot shpallen nga kryeministri Sunak!

vovalbania December 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Planet për emigracionin që prekin shqiptarët në Britani, sot shpallen nga kryeministri Sunak!

Kryeministri britanik, Rishi Sunak sot pritet të shpallë  marrëveshjen për emigracionin, çka pritet të përshpejtojë deportimet e shqiptarëve. “Daily Telegraph” shkruan se “pas javësh negociatash intensive, erdhi dita kur shefi i qeverisë së Londrës të shpalosë planet për të frenuar fluksin rekord të gomoneve përgjatë Kanalit”.

Nga Sunak, pritet të propozojë që vënia e Shqipërisë në listën e vendeve “të sigurta”, të çojë në kthimet e shpejta të emigrantëve shqiptarë. Gjithashtu, Downing Street po shqyrton propozimet për të përshpejtuar mospranimin e shqiptarëve që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne. Ka një shqetësim se në mjaft raste shfrytëzojnë vonesat prej më shumë se një viti, për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Raportohet se 3 mijë e 432 bashkëkombas pretenduan se ishin viktima të trafikimit në nëntë muajt e parë të vitit, duke bërë që të kryesojnë listën e shtetasve të huaj që aplikojnë sipas Aktit të Skllavërisë Moderne. Një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes në Londër konfirmoi se 44 mijë e 867 emigrantë kanë kaluar Kanalin prej fillimit të vitit që po lemë pas.

Shqiptarët përbëjnë më shumë se 12 mijë ose rreth 30 për qind të emigrantëve të këtij viti. Sunak e ka bërë të qartë se trajtimin e emigracionit të paligjshëm e ka mes prioriteteve kryesore. Po ashtu ka biseduar me homologun Rama, duke rënë dakord që të bëjnë më shumë mbi këtë çështje. Ata diskutuan “mbylljen e zbrazëtirave që po parandalojnë kthimin e shpejtë të azilkërkuesve”.

Robert Jenrick, ministri i Emigracionit tha se “Shqipëria është prioriteti numër një” i Home Office:

Eshtë shumë e vështirë të shihet mënyra si shqiptarët mund të kërkojnë me sukses azil këtu në Mbretërinë e Bashkuar. Ne kemi një marrëveshje kthimi, e cila është nënshkruar një vit më parë dhe 1 mijë shqiptarë janë kthyer tashmë.

Ndërkaq, sipas Ministrisë së Drejtësisë britanike, në burgjet e shtetit ishull, në paraburgim apo në vuajtje dënimi janë mbi 1 mijë 330 shqiptarë. Secili prej tyre, në një vit i kushton shtetit rreth 46 mijë paund ndërsa në total, 57 milion në 12 muaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE