Sa minuta ushtrime ditore zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së parakohshme
Sipas hulumtimeve të fundit të publikuara në Gazetën Evropiane të Zemrës, vetëm 15 minuta aktivitet fizik në javë lidhet drejtpërdrejt me uljen e rrezikut të vdekjes së parakohshme.
Studiuesit ndoqën rreth 72,000 njerëz të moshës 40 deri në 69 vjeç gjatë shtatë viteve. Ata prej tyre që nuk bënin stërvitje gjatë javës kishin një rrezik 4% më të madh për vdekje të parakohshme gjatë periudhës së studimit, ndërsa ata që ushtroheshin deri në 10 minuta kishin një rrezik 2% më të lartë.
Ata që ushtroheshin për 60 ose më shumë minuta në javë kishin një rrezik prej vetëm 1%. Studiuesit arritën në përfundimin se aktiviteti fizik i fuqishëm prej 15 deri në 20 minuta në javë shoqërohej me një ulje prej 16% deri në 40% të rrezikut të vdekjes.
Sa më shumë kohë të kalojmë në aktivitete të forta fizike, aq më afër jemi me jetëgjatësinë. Edhe nëse nuk kemi kohë për palestër, studiuesit theksuan se edhe nëse i shpejtojmë aktivitetet tona të përditshme, si punët e shtëpisë, atëherë do të kemi përfitime të konsiderueshme shëndetësore.
Një studim tjetër, ky tregoi gjithashtu se intensiteti i aktivitetit fizik dhe jo domosdoshmërisht koha që i kushtojmë, kontribuon në shmangien e sëmundjeve kardiovaskulare. Dy studime nga 2011 dhe 2014 madje arritën në përfundimin se 5 deri në 10 minuta vrapim në ditë mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së parakohshme nga çdo shkak.
Në hulumtimin aktual, përfundimi ishte se rëndësia e intensitetit nuk e mohon rëndësinë e kohës që kalojmë në aktivitete fizike. Nëse ende nuk ka kohë, atëherë duke shtuar pak intensitet në aktivitetet tona të përditshme mund të përfitojmë shumë, duke na dhënë një zemër rezistente ndaj kohës.