Gati për ushtar, Jin i grupit “BTS” publikon foton e rrallë me flokët e qethura!
Jin, anëtari më i vjetër i grupit koreanojugor “BTS”, i tronditi ndjekësit e tij në internet pasi publikoi një foto me flokët e qethura si ushtar përpara regjistrimit të tij.
Adhuruesit e tij reaguan pozitivisht ndaj pamjes së re të Jin. Çdo rekrut i ri ushtarak duhet t’i presë flokët përpara se t’i nënshtrohet një programi trajnimi bazë pesë-javor në fillim të shërbimit të tij ushtarak prej 18 muajsh. Anëtari i grupit fenomenal “BTS” do ta fillojë shërbimin e tij ushtarak duke u bërë i pari në grup që regjistrohet.
Koreja e Jugut kërkon që të gjithë burrat e aftë për punë të moshës 18 deri në 28 vjeç të shërbejnë në ushtri për rreth dy vjet, një masë që ka qenë prej kohësh një burim polemikash. Një rishikim i ligjit i vitit 2019 lejoi yjet e njohur globalisht të K-pop-it të vononin shërbimin deri në moshën 30-vjeçare.
Rikujtojmë, se së fundmi Jin ka publikuar këngën e tij të parë solo të titulluar “The Astronaut”. Fabula e kësaj videoja muzikore tregon një alien që e gjen vetën në planetin Tokë. Gjatë udhëtimit të tij ai ndjen momente gëzimi çka bën që në fund ai ta quajë këtë planet shtëpinë e tij. “Meqenëse është një këngë e bërë me kaq shumë dashuri për fansat, shpresojmë që ‘The Astronaut’ të jetë një dhuratë për të gjithë ju”, -thuhet në një deklaratë të lëshuar nga kompania muzikore ‘Bighit Music’.