Macja e humbur kthehet në shtëpi pas 6 vitesh falë mikroçipit!
Një grua nga Kalifornia u ribashkua me macen e saj të zhdukur pas gjashtë vjetësh, kur macja u soll në një strehë dhe u skanua nga një mikroçip. Informacioni në çip e identifikoi macen si Lily, një kafshë shtëpiake që i përkiste Jessica Kinsey nga West Sacramento. Kjo e fundit tha se ishte e tronditur kur mori telefonatën për praninë e Lily në strehë.
Kinsey u shpreh se ishte vetëm 16 vjeç kur adoptoi Lily-n si një kotele dhe ajo ishte me të derisa nuk u kthye në shtëpi një ditë.
Ajo vinte e shkonte për disa ditë dhe kthehej gjithmonë dhe më pas nuk e bëri.
Gruaja shtoi se ajo kurrë nuk e humbi plotësisht shpresën dhe e mbajti të përditësuar informacionin e mikroçipit të maces tashmë 13-vjeçare me shpresën se ajo do të gjendej. Jamie Larson, drejtor i shërbimeve të kafshëve në Sacramento SPCA tha se:
Nuk ndodh shpesh, kështu që ne me të vërtetë po i inkurajojmë të gjithë të bëjnë mikroçip, është mënyra se si ne i bëjmë ato ribashkime të ndodhin dhe ne e duam kur ndodh.