Super i shpejtë dhe luksoz, ju njohim me trenin “Iryo”!

vovalbania December 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Super i shpejtë dhe luksoz, ju njohim me trenin “Iryo”!

Spanja mban fronin në Evropë si shteti me hekurudhat më të shpejta, ndërsa së fundmi flotës së saj i është shtuar “Iryo”, me ardhjen e së cilës, në shtetin iberik shkon në katër numri i kompanive hekurudhore low-cost që ushtrojnë aktivitetin e tyre. Iryo lançoi së fundmi linjën e saj të parë Madrid-Barcelona-Zaragoza, ndërsa nga 16 dhjetori do të vihet në punë linja Madrid-Cuenca-Valencia.

Për vitin e ardhshëm priten lidhje të tjera si Sevilja, Malaga, Cordoba, Antequera, Alicante dhe Albacete, deri në fillim të qershorit 2023. Këto trena kanë katër klasa udhëtimi, që fillojnë nga më të lirat, e deri te klasat e biznesit, të cilat ofrojnë disa shërbime, mes të cilave edhe wi-fi 5G. Menuja e ushqimeve është gjithashtu shumë e pasur e me gjëra të shëndetshme, ndërsa raportohet se të parët që e kanë inauguruar këtë linjë kanë qenë politikanë spanjollë.

Rikujtojmë, se rritja e ekonomisë së Kinës dhe e sektorit të prodhimit të vendit ka prodhuar disa vepra mbresëlënëse. Një prej tyre është autostrada Tianlongshan, ose siç e quajnë kinezët “autostrada mbi re.” Është një mrekulli inxhinierike e vendosur në distriktin Jinyuan, në qytetin e Taiyuan, në Kinën e Veriut. Kjo autostradë është 30 kilometra e gjatë, ka katër ura të mëdha dhe një tunel.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE