Do të habiteni se çfarë përgjigje do t’i kthente Fjoralba Ponari ish të dashurit të saj nëse ai do ti shkruante!
Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli”.
Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra. Ditën e sotme me anë të një ‘Ask’ të postuar në Instastory ndjekësit e kanë pyetur moderatoren nëse do t’i shkruante ish i dashuri i saj dhe do t’i shprehej se i mungon çfarë mesazhi do ti kthente Fjoralba. Moderatorja nuk nguroi t’i kthente përgjigje as kësaj pyetje dhe ka shkruar:
Do mësohesh!
Tashmë të gjithë e dinë se prej kohësh Fjoralba dhe Einxhel Shkira kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra-tjetrën dhe për këtë shumë prej ndjekësve i drejtojnë pyetje njërës për tjetrën. Dihet se tashmë çështja e shtatëzanisë së Einxhel prej kohësh është shumë në vëmendje e nga kurioziteti i të gjithëve edhe Fjoralba merr pyetje të shumta në rrjete sociale për këtë. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në një ‘Ask’ të zhvilluar në Instagram, ku ndjekësit e kanë pyetur se çfarë dhurate ka menduar për bebin e Einxhel dhe bukuroshja është përgjigjur.